Arrestimi i Nehat Thaqit nga Serbia, dështim i shtetit të Kosovës

20:11 | 1 Tetor 2016
M. A.

Serbia vazhdimisht ka ndjekur praktikën e ndalimit të zyrtarëve të shtetit të Kosovës, madje duke i akuzuar ata edhe për terrorizëm.

Njëjtë ka ndodhur edhe me rastin drejtorit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, raporton KTV.

Ehad Miftari, hulumtues në Institutin Kosovar për Drejtësi ka deklaruar se Serbia në këtë mënyrë po i bënë presion Kosovës.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka dështuar të bëjë një gjë të tillë, pasi deri tash Kosova nuk ka arritur të arrestojë serbë të dyshuar se kanë kryer krime në Kosovë.

Kurse ministrja për dialog , Edita Tahiri e ka cilësuar arrestimin e Nehat Thaqit si një tendencë për të provokuar situatën nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, aktin e arrestimit e Nehat Thaqit, e vlerëson si “akt arbitrar dhe barbar”, derisa ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të të gjitha institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal.

Shpërndaje në rrjete sociale