Gjithçka gati për fluturimin e parë Paris-Prishtinë -Paris

19:24 | 1 Tetor 2016
M. A.

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Franceë Qëndrim Gashi, tashmë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata do të marrin pjesë në evenimentin inaugurues të fluturimit të parë Paris-Prishtinë-Paris.

Gazetarja e KosovaPress-it nga vendi i ngjarjes njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet, ku edhe pritet që të realizohet fluturimi i parë i linjës direkte Paris-Prishtinë-Paris.

Shpërndaje në rrjete sociale