Rusia hodhi poshtë pretendimet e djeshme të një grupi monitorues në Siri se sulmet ajrore të saj kanë vrarë rreth 10 000 njerëz në shtetin e Lindjes së Mesme, që prej vitit të kaluar.
“Ne nuk i marrim në konsideratë dhe nuk kemi shumë besim tek informacionet në lidhje me atë se çfarë ndodh në Siri nga një organizatë me bazë në Britaninë e Madhe”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
E premtja shënoi saktësisht një vit që kur Rusia filloi fushatën saj të bombardimeve në Siri për të ndihmuar presidentin e atij vendit dhe njëkohësisht aleatin e saj prej një kohë të gjatë, Bashar al-Assad.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) me bazë në Britaninë e Madhe njoftoi dje se “sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10 000 persona përfshirë rreth 4 000 civilë”.
“Në shifrën e viktimave përfshihen më shumë se 900 fëmijë”, tha OSDH-ja.
Rusia ka mbajtur të njëjtin qëndrim të sajin duke deklaruar se “qëllimi i fushatës së saj bombarduese në Siri është që të çrrënjosin organizatat terroriste, të cilat për një kohë të shkurtër kanë zënë një territor të rëndësishëm në vendin e shkatërruar nga lufta”.
Megjithatë, Rusia është akuzuar se ka vënë në shënjestrën e saj edhe grupet e moderuara kryengritëse që rrezikojnë regjimin e al-Asad-it.
“Ju mund të spekuloni sa më shumë që dëshironi, por qëllimi është që të luftojmë terrorizmin ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...