Rrah policin, arrestohet një person në Gjakovë

17:35 | 1 Tetor 2016
M. A.

Një person është arrestuar të premten në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Policia njofton se për pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale