Një kamion përplot me pije të kontrabanduara nga Serbia, është lokalizuar mbrëmë rreth orës 22:00 nga policia në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se policia nuk po arrinë që nga nata e mbrëmshme ta dërgojë kamionin në terminalin që ndodhet në jug të qytetit, për shkak të rezistencës së vozitësit të kamionit, Dejan Mihajloviq, i cili është djali i pronarit të një depoje të kësaj veprimtarie në veri të Mitrovicës, Zvezdan Mihajloviq.
“Mihajloviqët kanë kundërshtuar urdhrin e policisë për ta dërguar mallin në terminal për zhdoganim, duke u përplasur verbalisht me policët, por edhe duke i kërcënuar ata. Zvezdani së bashku me djemtë e tij janë të njohur për policinë për shkak të kontrabandës me mallra të ndryshme nga Serbia që disa vite”, kanë thënë burimet.
Ndryshe, kamioni vazhdon të qëndrojë i lokalizuar me shirit të policisë, në rrugën ‘Oslobogjenje’ në veri të qytetit, derisa po bëhen përpjekje mes policisë dhe anëtarëve të familjes Mihajloviq, për ta dërguar kamionin në terminal.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...