Shaip Muja godet Qeverinë për demarkacionin

16:07 | 1 Tetor 2016
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, vazhdon të vlerësoj se propozimi i tij për çështjen e demarkacionit është propozim i cili mund tw ndikojw nw arritjen e konsensusit mes pozitës dhe opozitës, nëse ato janë të interesuara të gjejnë zgjidhje.

Ai për Indeksonline ka paralajmëruar se këtij propozimi të cilin e ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit dhe në zyrat e grupeve parlamentare do të ia bashkangjes edhe një dokument në të cilin në mënyre të detajuar tregohet për kuotat e sakta se në cilin segment është bërë matje e gabuar.

Muja ka thënë se deri më tash askush nuk e ka kontaktuar  zyrtarisht, mirëpo sipas tij,  ky propozim është mbështetur nga pjesa dërrmuese të ligjvënësve.

“Propozimi ofron qartësimin e pikave ku ne themi se afërsisht 80 % e kufirit është bere ne rregull dhe është 20% e tije e bërë gabim nga të dy komisionet shtetërore të Malit të zi dhe Kosovës .Pala kosovare në ratifikim aplikon të drejtën e nenit 11 të draft marrëveshjes ku nxjerr në pah të metat e komisioneve dhe krijon kushte për tu takuar prape me komisionin shtetërore te Malit te zi mbi faktet e gjetura për të biseduar në përmirësim të gabimeve”, ka thënë Muja për Indeksonline.

Kosova me këtë propozim, sipas tij, çon sinjale edhe në Bashkimin Evropian qe ka përfunduar ngërçin e demarkacionit dhe ka lenë të hapur dy segmente të cilat nuk janë praktika unikale të Kosovës, por janë tanimë të njohura sikurse Sllovenia me Kroacinë etj

Ai ka ftuar qeverinë të praqes siç thotë ai anën njerëzore ndërsa te largohet nga çmenduria sa ka kohe .

Shpërndaje në rrjete sociale