Në njoftimin rutinë për shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri, sa herë që bëhet ndonjë thirrje për miting partiak apo protestë, siç është edhe ajo e së shtunës kundër ligjit të importit të mbetjeve, Ambasada amerikane në Tiranë kërkon vigjilencë dhe shmangien e tubimeve, shkruan Top Channel.
Sipas asaj që shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara, demonstrata e nesërme organizohet nga partia opozitare shqiptare kundër importit të mbetjeve të padëmshme në Shqipëri, që siç dihet do të nisë rreth orës 11 të paradites.
Protestuesit – thuhet në komunikatë, – do të mblidhen pranë kompleksit Taiwan, e më pas përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do t’i drejtohen Kryeministrisë.
Prania e madhe e protestuesve pritet të shoqërohet me rëndim të trafikut, mbyllje të rrugëve dhe prani të forcave policore.
Ambasada njofton shtetasit amerikanë se aktualisht nuk është në dijeni të ndonjë rreziku specifik ndaj qytetarëve amerikanë apo interesave të SHBA-ve, megjithatë, ata duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin demonstratën apo ndonjë turmë njerëzish.
“Amerikanët duhet të monitorojnë mediat lokale dhe të marrin parasysh përditësimin e planeve personave për udhëtim apo aktivitete të ndryshme.
Ndonjë shqetësim specifik ndaj sigurisë së tyre duhet adresuar tek autoritetet ligjvënëse shqiptare, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri, përmbyllet komunikata.
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...