Ka shumë arsye pse vezët janë të dobishme për trupin tonë. Mirëpo përveç shëndetit të mirë fizik, vezët përmirësojnë edhe aktivitetin e trurit tonë.
Vezët janë të pasur me vlera ushqyese, të tilla si proteina, vitamina (A, B2, B6, B12, D, E) dhe minerale (zink, thiamin, riboflavin, fosfor, magnez, hekur, selen, bakër) si dhe omega-3 acide yndyrore që janë thelbësore.
Me pak fjalë, nëse ju hani vetëm një vezë në ditë, trupi juaj përfshin këto vitamina dhe vlera ushqyese:
Vitamin A: mirëmban lëkurën, sistemin imunitar dhe të pamurit normal.
Vitamina B2 (riboflavin): ndihmon metabolizmin, qelizat e kuqe të gjakut, sistemin nervor.
Vitamina B12: ndihmon metabolizmin, sistemin imunitar, sistemin nervor.
Vitamina B5 (acidi pantotenik): ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e trurit.
Vitamina D: mirëmban eshtrat dhe këmbët të shëndetshëm si dhe ndihmon në absorbimin e kalciumit.
Vitamina E: mirëmban sistemin riprodhues, sistemin nervor dhe muskuj të shëndetshëm.
Biotin: mirëmban metabolizmin, lëkurën, flokët dhe sistemin imunitar. Choline: ndihmon metabolizmin dhe funksionimin e mëlçisë.
Acidi folik: ndihmon në formimin e gjakut dhe rritjen e indeve gjatë shtatzënisë.
Jodi: ndihmon në funksionimin e gjëndrës tiroide, mirëmban lëkurën dhe sistemin nervor.
Hekuri: ndihmon në prodhimin e pllakave ë kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit në të gjithë trupin.
Proteina: nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, organet, lëkurës dhe indeve si dhe prodhimin e anti-trupave, enzimeve, hormoneve.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...