Me muzikë, pije e ushqim nga llojet më të ndryshme u pritën mysafirë të shumtë në hapjen dyqanit ‘LIND3X’ në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë, transmeton arbresh.info
Këta qytetarë patën rastin edhe të luajnë një lojë shpërblyese ku duke dorëzuar disa kuponë me emrat e tyre do të mund të bëheshin fitues të 30, 50 dhe 100 eurove.
Marigona Nila, e cila hapi këtë dyqan tha se është e lumtur që edhe në Albi Mall u hap ky dyqan i cili bazohet në modë inspiruese me çmime të volitshme të veshjeve për femra, fëmijë, veshje të brendshme dhe aksesorë.
“Faleminderit që keni ardhur në hapjen e LIND3X. Jam e lumtur që edhe këtu u hap ky dyqan me shumë gjëra”, tha ajo e cila edhe tërhoqi fituesit e çmimeve.
Pas lojës, Johan Issacsob udhëheqës i brendit të LIND3X dhe Argjira Ramosaj udhëheqëse e departamentit të zhvillimit të biznesit prenë shiritin e këtij dyqani.
Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 500 dyqanesh në 17 tregje në Evropë dhe në Lindjen e Mesme./Arbresh.info




Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...