Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 3000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.
Në njoftimin për media nga Dogana e Kosovës thuhet se gjatë patrollimeve rutinore njësit e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës FORD në regjionin e Mitrovicës, oficerët doganor kanë ndalur këtë automjet për një kontroll rutinore.
Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese:
Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litra dhe automjet që transportonte naftën ishte i pa-zhdoganuar.
Automjeti në fjalë i ngarkuar me mall nën përcjell është dërguar në Doganë, derisa për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c ‘rast i pandehuri është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme nga zyrtarët.
Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar derisa rasti është referuar për kundërvajtje doganore.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...