Menjëherë pas përfundimit të takimit të sotëm në vazhdën e bisedimeve Prishtinë Beograd dhe mos-arritjes së marrëveshjes në lidhje me kodin telefonik të Kosovës, është Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq i cili ka reaguar.
Gjuriq ka thënë për gazetarët pas këtij përfundimi se Beogradi dhe Prishtina nuk kanë arritur të bien dakord për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin duke theksuar se përfundimisht Beogradi nuk ka rënë dakord për të krijuar një “enklavë të telekomunikacionit” për serbët.
Gjuriq ka theksuar se me Serbinë mund të ketë organizim, por jo me gjuhën e shantazhit.
“Delegacioni i Beogradit nuk e ka pranuar krijimin e pasurisë që pasuritë tona të jenë paraqitur si pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.
Ndërsa ai ka shtuar se “mbetemi të gatshëm për të caktuara nga Bashkimi Evropian”. Këto bisedime për kodin telefonik kishin filluar të hënën dhe kanë përfunduar sot.
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...