Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me TAIEX organizuan Punëtorinë Rajonale dy ditore për Rregullimin e Tregut Hekurudhor.
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në bashkëpunim me TAIEX-in, ka organizuar Punëtorinë Rajonale dy ditore për Rregullimin e Tregut Hekurudhor, e cila është mbështetur nga Komisioni Evropian.
Në këtë punëtori sipas njoftimit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e sektorit hekurudhor të vendeve të rajonit si: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Maqedonia.
Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së Enis Berisha, falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e realizimit të kësaj punëtorie përmes ekspertëve të TAIEX-it, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që jep ndaj projekteve të ARH-së me rëndësi për sektorin hekurudhor.
Punimet e kësaj Punëtorie Rajonale i vazhduan ekspertët e TAIEX-it Laurent Monjole, Drejtor për çështje evropiane dhe ndërkombëtare i Rregullatorit Hekurudhor Francez (ARAFER); Carl-Friedrich Keding, nga Agjencia Shtetërore e Hekurudhave në Gjermani (NASA GmbH); si dhe Karol Klosowski, Drejtor i Departamentit për të Drejtat e Udhëtarëve në Zyrën e Transportit Hekurudhor në Poloni (UTK), të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm përmes prezantimeve të tyre profesionale sa i përket Rregullimit të Tregut Hekurudhor.
Prezantimet e tyre kryesisht ishin të fokusuara në harmonizimin dhe përafrimin e legjislacionit hekurudhor të vendeve pjesëmarrëse në këtë Punëtori, me Direktivat dhe legjislacionin hekurudhor të BE-së. Pastaj, gjatë prezantimeve të tyre një rëndësi e veçantë ju dha Të Drejtave të Udhëtarëve të Transportit Hekurudhor, pavarësisë institucionale të Rregullatorëve si dhe Kontratave për Shërbime Publike.
Gjatë kësaj Punëtorie Rajonale u bënë prezantime sa i përket Rregullimit të Tregut Hekurudhor nga ARH dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë punëtori.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...