Pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.
Ministrja Tahiri deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për Telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranoj kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për Telekomin.
Siç është thënë edhe më përpara pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të Telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e Telekomit të Kosovës.
“Delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e Telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...