Një 26 vjeçar ka vrarë prindërit e tij në fshatin Yema që ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe më pas ka vrarë edhe 17 fqinj të tij.
Autoritetet kineze thanë se Yang Qingpei vrau prindërit e tij pas një zënke për para që pati me ta të mërkurën dhe nga frika se vrasja mund të zbulohet vrau edhe komshinjët e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
Ai u arrestua disa orë pasi policia zbuloi trupat e fshatarëve nëpër disa shtëpi.
Kjo është një nga vrasjet më masive e viteve të fundit në Kinë.
Për shkak të mungesës së armëve të zjarrit në këtë vend vrasjet masive zakonisht kryhen me thika, helm, mjete shpërthyese, apo zjarrvënie, transmeton Klan Kosova
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...