Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë çliruar spitalin “Kendi” në veri të Alepos nga pushtimi i terroristëve.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë të enjten pasdite në vazhdën e operacioneve të gjera kundër terroristëve, pas çlirimit të kampit Naderat në veri të Alepos, kanë arritur të çlirojnë edhe spitalin “Kendi” nga pushtimi i terroristëve.
Forcat e ushtrisë siriane po bëjnë përpjekje të forcojnë pozicionet e tyre në zonat rreth këtij spitali. Vlen të theksohet se spitali “Kendi” ndodhet në verilindje të kampit Handerat në qytetin Alepo. Me vazhdimin e avancimeve të forcave të ushtrisë së Sirisë është ngushtuar dukshëm rrethi i rrethimit të terroristëve në Alepo.
Burimet informative bëjnë të ditur se lagjet në pjesën lindore të qytetit Alepo janë në gjendje shumë të vështirë, për arsye se grupi terrorist Fronti Nusra nuk po lejojnë banorët e këtyre lagjeve që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Grupi terrorist Fronti Nusra ka konfiskuar edhe artikujt ushqimorë të popullit të Sirisë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...