Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje ilegale në Piranë të Prizrenit.
Pak pas mesnate, një patrullë policore e Stacionit policor Veriu në Prizren ka ndaluar një automjet furgon Mercedes mbi bazën e dyshimit se posa është vërejtur policia, një pasagjer e kishte hedhur jashtë automjetit një pistoletë të llojit Bereta.
Policia e ka sekuestruar pistoletën dhe tre të dyshuarit që ndodheshin në automjet janë sjellë në stacion për intervistë.
Gjatë intervistës është bërë e ditur se pistoleta i përkiste shoferit i cili kërkohej nga Policia e Rahavecit për kanosjen e një polici.
Në njoftim thuhet se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...