Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, në interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa rreth situatës në veri të vendit, ka thënë se negociatat e Kosovës me Serbinë nuk kanë sjellë asnjë rezultat rreth largimit të strukturave paralele në veri të vendit.
Sipas Selimit, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë deri më tani në largimin e këtyre strukturave, duke thënë se ato vetëm sa janë funksionalizuar.
“Atje u përzunë 1700 familje dhe 10 mijë qytetarë u zhvendosen. Plani po vazhdon për spastrim edhe tani, përderisa asnjë nga qytetarët nuk janë rikthyer atje. Në të gjitha negociatat me Serbinë, nuk bëri asgjë për largimin e strukturave, përkundrazi ato struktura po vazhdojnë edhe tani, dhe janë funksionalizuar. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur që qytetarët të mos kthehen në veri, sepse sipas tyre këta po e keqësojnë gjendjen në atë pjesë”, tha Selimi.
Në fjalën e tij, deputeti Selimi ka përmendur edhe arrestimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nehat Thaçi i cili u arrestua nga autoritetet serbe ditën e djeshme. Ai thotë se qeveria e Kosovës po hesht ndaj kësaj çështje.
“Pse po hesht qeveria ndaj arrestimit të komandantit të policisë në veri. Deri në shkurt të vitit 2000 kanë qenë 60 për qind shqiptarë, në atë vit vazhdoi spastrimi etnik ndaj shqiptarëve ”tha Selimi.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...