Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se duhet bërë çdo gjë të mundshme për të sjellë një armëpushim në Siri, megjithatë ajo ka theksuar se është skeptike për zonën e ndalimit të fluturimeve që është krijuar.
Para gazetarëve në Berlin, Merkel është shprehur se ‘ajo që ne po shohim aktualisht është shumë brutale dhe në mënyrë që qartë në shënjestër janë vënë civilët’, transmeton koalb.com.
Merkel ka shtuar se bisedimet për një armëpushim janë urgjentisht të nevojshme.
“Zhvillimet e fundit kanë qenë një pengesë e thellë dhe jam skeptike që në situatën aktuale ne mund të zbatojnë një zonë të menjëhershme për ndalim-fluturimet”, është shprehur Merkel. /Koalb.com
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...