Vijon largimi i shqiptarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.
Mësohet se gjatë mesnatës rreth 40 shqiptarë janë kapur nga autoritetet meksikane teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Amerikës.
Por kalimi i tyre ka qenë i pamundur, pasi policia amerikane ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke lënë dy të plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga njëri prej pjesëtarëve të grupit, Durim Zeqiri, i cili përmes një prononcimi për gazetën “Zëri” në Kosovë i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që t’u vijë në ndihmë personave që kanë mbetur në Meksikë.
“Fillimisht kemi provu 5 veta prej nesh me kalu kufirin e Meksikës për me dalë në Amerikë. Përveç që na ka ndjek policia amerikane na kanë gjuajtur edhe me armë. Dy prej grupit janë në gjendje shumë të rëndë”, ka theksuar Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se të gjithë shqiptarët e mbetur atje janë të moshës 26-33 vjeç.
Vija kufitare Meksikë – Amerikë mbrohet nga forca të armatosura të ShBA-së për shkak të numrit të madh të emigrantëve ilegalë që synojnë “Tokën e premtuar” çdo vit.
Mijëra shqiptarë nga Kosova janë larguar dy javët e fundit në drejtim të Europës, Kanadasë dhe Amerikës./ShekulliOnline/
TikTok akuzohet për shkelje të rregullave të BE-së për përmb...
Barça fiton ndaj Espanyolit dhe shpallet për herë të 28 kamp...
Ish-kryetari i KOSTT-it thotë se vendimi për rritje të çmimi...
Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu
Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Nda...
Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje...