Është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës, ku është diskutuar Platforma për AKI-në.
Kryetari i komisionit të AKI-së, Haxhi Shala, i cili vjen nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, tha se kjo është mbledhja e parë pas gjashtë muajve bojkotim të Kuvendit.
“Sot pas gjashtë muajve për herë të parë po marrë pjesë në komision, pas kthimit të opozitës në Parlamentin e Kosovës Në këtë komision sot e kemi shqyrtuar platformën e AKI-së, implementimin e saj dhe kemi vendos si komision që radhën tjetër ta ftojmë drejtorin dhe t’i diskutojmë disa pika se sa është duke u implementuar kjo platformë në Agjencion”, deklaroi ai.
Mirëpo, i pyetur nëse qytetarët e Kosovës janë të sigurt në vendin tonë dhe se kohëve të fundit janë shtuar rastet e të shtënave me armë në vendin tonë, Shala ka thënë se për këtë arsye edhe do të ftohet në mbledhjen e radhës drejtori i AKI-së që të raportojë.
“Për këtë arsye në takimin e radhës e kemi të ftuar drejtorin e Agjencionit dhe do të diskutojmë me drejtorin lidhur me të gjitha çështjet e sigurisë në vend”, deklaroi ai.
Mbledhja e Komisionit për AKI-në, u mbajt me vonesë prej 40 minutave për shkak të vonesës së anëtarit të këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...