Pep Guardiola e ka nisur aventurën me Manchester City në mënyrën më të mirë të mundshme.
Legjenda e Manchester United, Roy Keane ka krahasuar dy trajnerët e skuadrave të Mançesterit, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.
Portugezi njihet si ‘The Special One’, por sipas Keane, këtë epitet e meriton Guardiola e jo Mourinho, transmeton KosovaPress.
“Dy trajner në Mançester. Mourinho e quan veten ‘Special One’, por për mua është Pep”, ka thënë Keane në ITV.
“E kemi parë Cityn që të fillonte mirë sezonin edhe vitet e kaluara, por më pas ndaleshin, ndërsa me këtë djalosh mendoj se gjërat do të shkojnë ndryshe”.
Guardiola e ka mposhtur Mourinhon në derbin e javës së shkuar, ku City ka triumfuar ndaj United në ‘Old Trafford’, 2:1.
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...