Presidenti amerikan, Barack Obama, uroi myslimanët në SHBA dhe në botë me rastin e Kurban-Bajramit.
Ai tha se kjo festë e veçantë nderon sakrificën, vendosmërinë dhe angazhimin e Zotit, të demonstruar nga Abrahami, dhe shënon përfundimin e haxhillëkut ku marrin pjesë çdo vit miliona myslimanë nga çdo cep i botës që vizitojnë Mekën si dëshmi e besimit të tyre, njofton VoA.
“Kurban Bajrami, – tha në deklaratën e tij Presidenti Obama, – tregon gjithashtu se besimi mund të kapërcejë çdo mosmarrëveshje dhe çdo ndarje dhe të na bashkojë nën flamujt e vëllazërisë dhe dashurisë.”
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...