Dafina dhe Ledri! Dyshja fantastike habiti shumëkë kur u zyrtarizua dje si pjesëmarrëse në koncertin e organizuar nga Behgjet Pacolli në shtëpinë e tij në Hajvali.
E me ditët që po afrohen drejt koncertit, edhe emra të rinj po zbulohen.
Sot në mëngjes, Gold AG dhe këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen në ‘Facebook Party’ por lista nuk përfundon me ta.
Prive.al nga burime të afërta ka arritur të mësojë se edhe Hekuran Krasniqi, grupi Fisnikët, Ilirët dhe Elita 5 janë ftuar për të performuar dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, ata do të jenë prezentë në eventin që mbahet të Shtunën.
Kujtojmë se koncerti në rezidencën e kreut të AKR-së është falas.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...