Autoritetet turke kanë liruar sot më shumë se 35 mijë të burgosur për të krijuar hapësirë në burgje, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
“Rreth 7 450 të dënuar dhe 28 522 persona në pritje të dënimit janë liruar nga burgjet”, sipas Anadolu Agency.
Mediat turke kanë raportuar se burgjet janë mbipopulluar pas goditjes së Qeverisë, që rezultoi me arrestimin e mijëra qytetarëve për shkak të grushtit të shtetit.
Autoritetet kanë miratuar masën, që lejon lirimin në kushte të caktuara, të rreth 38 000 personave të dënuar para grushtit të shtetit.
Të burgosurit, të cilët janë dënuar për krime të rënda si vrasje apo përdhunim, janë përjashtuar nga kjo masë.
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...