Sot është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e kompanie të pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar në ndërmarrjet publike.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit, Mustafa ka thënë se “është në interes të institucioneve të Republikës së Kosovës, që ne t’i bëjmë zgjidhjet më të mira sa i përket kuadrove që do të vihen në krye të agjencioneve të pavarura, në krye të agjencioneve qeveritare, por edhe në vende të tjera”.
Mustafa ka shtuar se do të bëhen zgjidhjet më të mira duke respektuar anën profesionale, ekspertizën e njerëzve, të cilët do të udhëheqin me këto institucione dhe me kompani publike dhe me agjencione.
Kryeministri më tutje ka vlerësuar se zgjidhjet e tilla gjithmonë janë zgjidhjet më të mira të cilat kontribuojnë edhe në implementimin e programit qeveritar dhe të synimeve zhvillimore dhe të zhvillimit demokratik të vendit.
“Qeveria do të jetë e përkushtuar që bashkërisht të punojë që të bëjmë zgjidhjet më të mira dhe po ashtu që të përplotësojmë disa vërejtje të cilat janë dhënë deri më tani edhe në raportin e progresit, vërejtje të cilat i kemi pas edhe ne bashkërisht edhe me kryetarin e Kuvendit në këtë fushë, dhe për të cilat jemi zotuar se ne do të bëjmë ndryshime karshi kërkesave të opinionit publik dhe karshi nevojave që ne duhet t’i bëjmë për ndryshime pozitive”, ka thënë Mustafa.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...