Zoti Biden ka luajtur rol të rëndësishëm në përfundimin e luftërave jugosllave në vitet e 90-ta, raporton agjencia AP.
Pritet që nesër në Beograd ai do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq, që dikur ishin anëtarë të qeverisë së Serbisë, gjatë goditjes së përgjakshme kundër shqiptarëve në vitin 1999, transmeton lajmi.net.
Kjo vizitë thekson dëshirën e qeverisë amerikane për ta mbajtur ndikimin në Ballkan, derisa Moska punon për ta mbajtur Serbinë – që është njëra nga aleatet e fundit ish-komuniste e Rusisë në rajon.
Nesër në mbrëmje zoti Biden arrinë në Prishtinë dhe pritet që ai do të kërkoj nga liderët e Kosovës ta implementojnë marrëveshjen e sponzorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Kosova është vend me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por në mënyrë të fuqishme proamerikane, raporton AP.
Në Kosovë, zoti Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.
Beau Biden në vitin 2001 ka shërbyer si këshilltar i brendshëm juridik në Kosovën e pasluftës.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime