Pas më shumë se 17 vjetësh, sot (e diel), fillojnë punimet për lirimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Heqja e barrikadës 17 vjeçare nis me rivitalizimin e urës, punimet këto të financuara nga Bashkimi Evropian pas marrëveshjes me Serbinë vitin e kaluar.
Për lirimin e urës ishin bërë përpjekje të vazhdueshme. Pati edhe viktima, protesta, arrestime, plumba, gurë… pisha, transmeton lajmi.net.
Më 18 qershor 2014, serbët mbollën pisha dhe i vendosën mbi urën e lumit Ibër. Këtë gjë ata e quajtën “Parku i Paqes”. Një ditë më herët ishin hequr gurët që qëndronin si barrikadë mbi këtë urë të cilat simbolizonin ndarjen e qytetit të Mitrovicës.
Ura pritet t’i ketë dy rrethrrotullime në hyrje dhe dalje, pastaj një pistë për biçikleta, hapësirë për këmbësor, gjelbërim, ndriçim etj.
Sigurisht se hapja e urës nuk do të thotë edhe bashkim i Mitrovicës, por është hapi i parë i madh që do të shërbejë për lirinë e lëvizjes dhe mundësinë e uljes së tensioneve.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime