Përhapet me të madhe sëmundja Gungore e Lëkurës së Gjedhit në Kosovë.
93 ferma tashmë janë të prekura nga ky virus. Derisa 20 kafshë kanë ngordhur nga ky virus.
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë zgjidhjen e vetme e ka eliminimin e kafshëve të prekura nga ky virus, por problemi kryesor qëndron në faktin se fermerët nuk kompensohen për kafshët e asgjësuara, sepse nuk ka buxhet.
Janë 270 mijë krerë gjedhi në gjithë Kosovën, të cilët rrezikojnë të infektohen nga ky virus, derisa vaksina që i mbron gjedhet nga virusi mungon.
Vetëm 25 mijë kafshë u vaksinuan falë një donacioni të Komisionit Evropian. Agjencia e Veterinës ka kërkuar edhe 25 mijë vaksina të tilla.
Momentalisht, kjo sëmundje, e cila po klasifikohet si sëmundje socio-ekonomike, nuk është e rrezikshme për njerëzit.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i ka thënë Kohavisionit nëpërmjet telefonit se konsumimi i produkteve që vijnë nga gjedhet edhe nëse janë të infektuara, nuk paraqet asnjë problem për njerëzit.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime