Ekstremistët sot sulmuan një fushë të naftës në pjesën qendrore të Libisë, ku vranë tetë roje dhe shkaktuan zjarr, tha Korporata Kombëtare libiane e naftës.
Sipas deklaratës së kompanisë, sulmuesit erdhën nga veriu nga qyteti i Sirte, të cilin muajin e kaluar e okupuan militantë e afërt me shtetin islamik. Që atëherë ka pasur disa sulme në objektet e afërta të naftës, megjithëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Deri më tani nuk është e qartë nëse militantët morën nën kontroll fushën e naftës Al-Gani apo iken pasi shkaktuan zjarrin.
Për shkak të sulmeve gjatë javëve të fundit, Libia njoftoi se 11 fusha nuk janë funksionale, duke përfshirë edhe Al-Gani, dhe aktivizuan klauzolën “forcë madhore”, e cila liron shtetin nga detyrimet kontraktuale.
Tre vjet pas përmbysjes së udhëheqësit Mohammer Gadafi, Libia ishte e ndarë midis dy qeverive dhe grupeve të shumta ekstremiste.
Qeveria dhe parlamenti u detyruan të zhvendosen në lindje të vendit që prej verës së kaluar kur Tripolin e morën ekstremistët islamikë.
Prodhimi i naftës në Libi ka rënë për rreth 25 për qind prej niveleve normale./arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...