Ajo është aktorja që të gjithë e njohin si Elifi në telenovelën e turke “Një pjesë e imja”, që transmetohet pasditeve në “TV Klan”.
Emri i saj i vërtetë është Hatice Şendil, një ndër aktoret më të njohura në Turqi, pasi renditet mes artisteve më të suksesshme deri tani.
Roli në serialin “Kaderimin Yazıldığı Gün”, i dha asaj famën kulminante, por edhe vlerësimin e krikëve turq të kinemasë, të cilët e klasifikuan në listën e 25 aktoreve më të mira për vitin 2015. 32 vjeçarja e lindur në Stamboll, ka një karrierë të gjatë pasi ajo është në tregun e serialeve televizive që prej vitit 2001, kohë nga e cila numëron shumë role.

Shumë kuriozitet shfaq jeta private e artistes, për vetë faktin se në role luan femrën misterioze. Hatice u martua me aktorin turk, Burak Sagyasar në maj të vitit 2015, ndërkohë që kohët e fundit mediat turke flasin për një shtatzëni të mundshme. Por mes aktoreve të famshme në Turqi, të cilat shquhen për histori të shumta dashurie dhe flirte, Elif kategorizohet si aktorja “më e varfër” sa u takon eksperiencave me meshkuj.
Ajo martua me Burak pas pesë vitesh lidhje të konsoliduar. Historinë me burrin aktual ajo e nisi pas ndarjes nga Necati Sasmaz, me të cilin frekuentohej në vitin 2009. Sagyasar dhe Sasmaz janë të vetmit djem të deklaruar me të cilët aktorja ka pasur marrëdhënie.
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...