Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i ka vlerësuar si të lira dhe demokratike zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka falënderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komisionerët, si dhe vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për qytetarët që ushtruan të drejtën e votës me përgjegjësi dhe dinjitet, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre si dëshmi të pjekurisë demokratike.
Në mënyrë të veçantë, Basha ka falënderuar bashkatdhetarët nga diaspora, të cilët votuan nga Evropa, Amerika dhe vende të tjera të botës, si dhe ata që udhëtuan drejt Kosovës për të votuar, përdorën votimin me postë apo votuan në ambasada dhe konsullata.
“Diaspora gjithmonë ka treguar angazhim dhe përkushtim për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Sipas Bashës, vendi ka treguar maturi qytetare dhe pjekuri politike gjatë procesit zgjedhor.
Ai ka shprehur vlerësim për të gjitha subjektet politike për një garë të drejtë dhe ka uruar që procesi i themelimit të institucioneve të reja të zhvillohet në mënyrë po aq të qetë dhe të rregullt.
Në fund, Basha ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe partnerët e saj për fitoren e zgjedhjeve me mbi gjysmën e votave, duke e cilësuar këtë rezultat si pasqyrim të mbështetjes dhe besimit të qytetarëve anembanë vendit.
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...