I thonë vajza ‘dalmat’, por ajo është krenare me trupin e saj (Foto)

20:10 | 17 Korrik 2016
Arbresh.info

Yulianna Yussef, vajza 22-vjeçare me prejardhje nga Ukraina dhe Libani nuk kishte një fëmijëri të lehtë.

Siç tregon ajo, në shkollë nuk reshtnin pa i komentuar trupin plot nishane dhe emrat që i vendosnin ishin nga më të ndryshmit si gjirafë, qen dalmat, lopë etj.

“Kur isha 15 vjeç, shoku që kisha atëherë thoshte se kur ecte me mua në rrugë i dukej sikur ecte me një majmun, pasi të gjithë më shihnin”, tregon Yussef.

Kjo simptomë shkaktohet nga një mutacion i qelizave të trupit gjatë zhvillimit të fetusit dhe deri më sot, nuk është zbuluar asnjë metodë për trajtimin e saj.

Sot Yiulianna është më krenare se kurrë për trupin dhe shenjat e saj. Ajo ka më shumë se 17 mijë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën të besojë se njerëzit e kanë pranuar ashtu siç është.

Në fotot e postuara Yulianna përdor hashtag-un #bareyourbirthmark, për të motivuar njerëzit me shenja nga lindja të ndihen mirë dhe mos kenë turp t’i tregojnë ato. Në shumë komente, njerëzit e përgëzojnë për guximin dhe forcën dhe shprehen se mënyra e saj u jep atyre më shumë vetëbesim dhe siguri.

bukur-1-1

bukur-2-1

bukur-3-1

bukur-4-1

bukur-5-1

bukur-6-1

Shpërndaje në rrjete sociale