
Tablet computer with the words health as concept
Sipas hulumtuesve aplikacionet e telefonave të mençur dhe disa teknologji të tjera digjitale kanë potencial që të sigurojnë urgjencë të shpejt në raste të atakut kardiak, sulmeve në zemër dhe në tru, transmeton Arbresh.info.
Teknologjia digjitale si pajisjet e lëvizshme, mediat sociale dhe mediat vizive mund të ndihmojnë në përgjigje të shpejtë ndaj pacientëve dhe në këtë mënyrë rriten shanset e tyre për mbijetesë.
“Njohja e hershme nga simptomat e arrestit kardiak, sulmi në zemër ose goditja në tru janë numërim sekondash dhe një veprim i shpejtë mund të bëjë një ndryshim të madh në qoftë se dikush jeton ose vdes ose nëse ka komplikime të rënda më pas”, tha Raina Merchant nga Qendra e Mjekësisë kujdes shëndetësor.
Me aplikacionet e telefonave të mençur mund të shihni imazhet e trurit nga goditjet e sulmeve dhe më pas një neurolog i largët mund të vlerësojë goditjet e këtyre paicentëve.
“Platformat digjitale mund të mbështesin përpjekjet ekzistuese për të edukuar njerëzit në lidhje me çfarë duhet të bëni në rast emergjence. Mësoni se çfarë duhet të bëni në raste të sulmeve kardiake dhe si t’i njihni simptomat nëse dëshironi të shpëtoni jetë”, shtoi Merchant. Megjithatë informatat e pasakta të ofruara nëpërmjet mjeteve digjitale mund të çojnë në gabime mjekësore që kushtojnë me jetën, paralajmërojnë autorët./Arbresh.info
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...