Pas njoftimeve që bëri KosovaPress, lidhur me mungesën e serumeve kundër kafshimit të gjarprit në Klinikën Infektive të QKUK-së, kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala, i ka dorëzuar sot këtë klinikë, gjashtë serume. Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi.
Shala i ka siguruar këto serume përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore të vendeve fqinje, në përpjekje për të mbështetur shërbimet shëndetësore për sigurimin e këtyre serumeve, duke ditur numrin e kufizuar të tyre, që posedojnë institucionet shëndetësore.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, personali i Klinikës Infektive ka falënderuar kryeshefin Shala për këtë donacion, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurat e rregullta të tenderimit për të siguruar sasi shtesë të këtij serumi.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...