UEFA: Francë 0 – 0 Shqipëri (Foto)

08:58 | 16 Qershor 2016
Arbresh Info

Franca regjistroi fitore me rezultat 2-0 kundër Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në Stade Velodrome pas dy golave të shënuara në minutat e fundit.

Sulmuesi i Atleticos, Antonie Griemzann kaloi francezët në epërsi në minutën e 90′ të ndeshjes, por skuadra e Didier Deschamps dyfishoi epërsinë në minutën e 96′ pas golit të realizuar nga Dimitri Payet, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, faqja zyrtare e trupit qeverisës së futbollit, UEFA, e cila në kohë reale njofton për çdo ndryshim në ndeshje, vazhdon ende të ketë rezultatin 0 – 0.

Një rezultat i tillë sigurisht që do të ishte në favor të Shqipërisë, që do të siguronte një pikë në Kampionatin Evropian duke u barazuar me Rumaninë. Sidoqoftë, ky sigurisht është një lëshim nga organi drejtues./arbresh.info

Screenshot_5

Shpërndaje në rrjete sociale