Islanda e ka nisur me barazimin ndeshjen debutuese në Kampionatin Evropian 2016. Skuadra e trajnerit Lars Lagerback barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në St Etienne kundër Portugalisë.
Pas disa kërcënimeve në fillim të ndeshjes nga Islanda që qëndronte shumë afër portës së Rui Patricios, Portugalia mori shpejtë kontrollin e topit duke shënuar edhe golin e parë në ndeshje.
Goli i epërsisë nga portugezët erdhi pas vetëm gjysmë ore lojë në stadiumin Stade Geoffroy Guichard, shkruan portali arbresh.info. Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në sulm, Luis Nani realizoi lehtë për 1-0 nga zona e penaltisë pas asistimit nga Andrea Gomes në minutën e 31′ të ndeshjes. Sulmuesi i Fenerbahces shënoi golin e 600-të në historinë e Kampionatit Evropian. [VIDEO]

Megjithatë, Islanda u tregua e ashpër edhe në fillim të pjesës së dytë duke shënuar golin e parë në Kampionatin Evropian. Pas vetëm pesë minutave lojë në fraksionin e dytë, Birkir Bjarnason zuri në “gjumë” mbrojtjen portugeze duke barazuar shifrat për 1-1. Goli nga mesfushori i Islandës erdhi pas asistimit nga Johann Gudmundsson në minutën e 50′. [VIDEO]

Minutat në vazhdim sollën një lojë të mirë nga të dy skuadrat, megjithëse portugezët dominuan gjatë gjithë pjesës së dytë. Aktualisht, Hungaria qëndron në krye të tabelës së Gurpit F me tre pikë, ndërsa Prutugalia dhe Islanda pas këtij barazimi kanë nga një pikë derisa Austria mbetet e fundit në tabelë me asnjë pikë./arbresh.info
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...