Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar para pak ditësh.
Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Xhemjal Xhimi Sekiraqa, që është i afërm i Enver Sekiraqës, është arrestuar në një qendër tregtare në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar në një qendër tregtare për armëmbajtje pa leje. Në qendrën tregtare Grand Store në Prishtine”, ka treguar ky burim brenda Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, Gazeta Blic mëson se Sekiraqa po kërkohet edhe nga Interpoli nën dyshimin se Sekiraqa ka lidhje me vjedhjen që kishte ndodhur në Kuvajt, për vjedhje të arit, ku ishin arrestuar edhe disa kosovarë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...