Deklaratat për rritje ekonomike dhe përmbushje të objektivave që i ka dhënë Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, kur ka folur për arritjet e qeverisjes së tij, i ka hedhur poshtë nënkryetari i Komunë së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu.
Sejdiu ka thënë se deklaratat e kryeministrit Musatafa nuk qëndrojnë dhe se, sipas tij, Kosova jo që nuk ka zhvillim të duhur ekonomik, por vazhdon të jetë shteti me i varfër në Evropë.
“Rreth 40 % e popullatës, e cila është në gjendje të punojë, është e papunë. Jemi duke folur për vendin, i cili e ka disbalancin më të madh tregtar në rajon dhe Evropë. Dymbëdhjetë fish më shumë importojmë sesa që eksportojmë”.
“Nuk kemi industri prodhuese. E gjithë ekonomia është e bazuar në import, rrjedhimisht i gjithë buxheti mbushet nga Dogana dhe kur flasim për rritje, krejt këto elemente ky kryeministër i abstrahon”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu, duke folur për deklaratat e kryeministrit Mustafa, ka theksuar se ministrat e kabinetit qeveritar nuk janë të interesuar që të zgjidhin probleme ekonomike, por siç u shpreh ai “ata janë të interesuar të flasin për higjiena administrative”.
“Kemi disbalancin më të madh në Evropë, importojmë rreth 400 milionë vetëm nga Serbia. Kjo është shuma e parave që vjen prej bashkatdhetarëve tanë. Pra, jemi duke parë një pëlhurë, e cila nuk e ka asnjë dallim praj asaj që e kemi pasur në 15 vjetët e fundit”, është shprehur Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...