Në Kijev, është vrarë gazetari dhe shkrimtari i njohur ukrainas Oles Buzin, bëjnë të ditur mediat ruse dhe ato të Ukrainës.
Buzin(46 vjeçar) është qëlluar me katër të shtëna nga armët e zjarrit dhe një sulm e ka goditur në kokë, sipas mediave ruse ai është qëllua nga një veturë në lëvizje.
Zëdhënësja e policisë në Kijev Jukia Mustas ka thënë se Buzin e kanë vrarë dy burra të maskuar.
Interfaks transmeton deklaratën e këshilltarit të ministrit të Punëve të Brendshme Antoni Gerashçenko në faqen e tij në Facebook se vetura e markës “Ford” ka pasur tabela të Letonisë ose Bjellorusisë por sigurt jo të Ukrainës.
Buzin siç thotë Interfax në janar është emëruar kryeredaktor i gazetës “Sevodnja”(Sot) pronë e biznesmenit Rinat Akhmetov.
Buzin në mars e ka lëshuar këtë post siç ka thënë ai për shkak të censurës.
Kjo është vrasja e dytë në 24 orët e fundit pasi që mbrëmë është vrarë Oleg Kalashnikov, ish deputet i ish presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviq./Arbesh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...