Djajtë e kuq kanë bërë një paraqitje spektakolare në derbin lokal kundër Manchester City-it duke i mposhtur me rezultat prej 4-2.
Mysafirët filluan më mirë takimin kur Kun Aguero shënon në minutën e 8’ për t’i dhënë epërsinë kampionëve.
Por, Manchester Unitedi u përgjigj në mënyrë perfekte duke shënuar katër gola të tjerë dhe për të treguar se kush e mbizotëron qytetin e Manchesterit.
Shifrat i barazoi Young në minutën e 14’, ndërsa epërsinë e shtoi Fellaini në minutën e 27’. Dy golat e tjerë për Unitedin i shënuan Mata dhe Smalling.
Golin e fundit për City-in e shënoi përsëri Aguero në minutën e 89’. Me këtë fitore Unitedi renditet në pozitën e tretë me një pikë më shumë se City.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...