Me gjithë angazhimin e madh, madje me numër të shtuar të pjesëtarëve të FSK-së, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve, për kërkimin e 17 vjeçarit Sead Alushi, që dyshohet të ketë rënë të premten pasdite në lumin Ibër, akoma nuk ka rezultate sa i përket gjetjes së tij.
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka bërë të ditur se njësitë përkatëse që nga ora 10:00 e së dielës kanë punuar maksimalisht, por për fat të keq pa ndonjë rezultat.
“Është punuar me shumë angazhim deri rreth orës 17:00 të ditës së sotme, por akoma nuk kemi ndonjë rezultat. Nesër ekipet do të vazhdojnë sërish punën me disa ndryshime në koordinimin e veprimeve të tyre për shkak të terrenit të vështirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë mes tjerash Hoti.
Në anën tjetër, edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përcjellur të dielën nga afër angazhimet e ekipeve përkatëse, nga qendra e improvizuar në Lisicë, prej nga edhe nisin operacionet.
Ai bashkë me kolonelin Fischer Hansjorg, komandant i trupave të KFOR-it për veriun e Kosovës, ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve në kërkim të djaloshit.
Ata vlerësuan se pjesëtarët e FSK-së, KFOR-it, të policisë së Kosovës, nga të dyja stacionet e Mitrovicës, por edhe të zjarrfikësve të veriut, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër deri në Zveçan, por deri tash pa sukses.
Sipas tyre, niveli ende i lartë i ujit në lum, po i vështirëson aktivitete në këtë drejtim.
Bahtiri në vendngjarje është takuar edhe me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, me ç’rast kanë këmbyer informacionet që kanë në lidhje me rastin.
Që të dy kryetarët edhe njëherë kanë ofruar mbështetje të pa rezervë familjes Alushi, duke garantuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur rastin, por duke mos humbur asnjëherë shpresën që Seadi të gjendet diku i gjallë./Arbresh.info/
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...