Policia turke ka përdorur plumba prej gome, gaz lotësjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë një grup prej afro 500 protestuesish të cilët kundërshtojnë mbylljen e një prej gazetave më të mëdha në vend.
Gjykata vendase mori vendimin për të pezulluar aktivitetin e gazetës “Zaman”, gjë që shkaktoi protesta masive.
Autoritetet arritën që t’i neutralizonin përkohësisht protestuesit, të cilët u futën sot në ditën e dytë të protestës.
Ata thonë se qeveria po cënon rëndë lirinë e fjalës dhe atë mediatike.
Autoritetet turke janë kritikuar edhe nga mbarë opinioni ndërkombëtar për trajtimin e bërë ndaj medias pasi vetëm një javë më parë, autoritetet ndaluan transmetimin e një televizioni privat duke e akuzuar për propagandë terroriste.
Ndërkohë me bujë u prit edhe arrestimi i dy gazetarëve të gazetës Cumhuriet, Erdem Gul dhe Can Dundar.
Ata u liruan vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila gjykoi se gazetarë u ishin dhunuar të drejtat.
Ngjarja është dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara.
Komision eri për zgjerimin, Johannes Hann theksoi se ndihej mjaft i shqetësuar për çështjen e gazetës “Zaman”, ndërkohë që zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirbi, shprehu keqardhje në emër të Shteteve të Bashkuara për mënyrën se si po trajtohen mediat në Turqi.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...