Drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu, është liruar nga masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Lirimin e tij e ka konfirmuar, Dardan Sejdiu, nënkryetar në Komunën e Prishtinës.
“Po, Liburni është liruar”, ka thënë Sejdiu.
Aliu është arrestuar të premten në mbrëmje me urdhër të prokurorit për shkak të një përleshjeje fizike që ka pasur me asambleistin nga PDK, Muhamet Selmani.
Kundër paraburgimit të Aliut pati reaguar lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës.
Nga këto dy adresa është thënë se Aliu është duke i penguar ata që e duan kaosin urbanistik në Prishtinë. Mirëpo, asambleistët e PDK-së, kanë thënë se Aliu paraqet rrezik për të tjerët pasi endet me armë në brezë./Arbresh.info/
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...