Një ndër çmimet më prestigjioze në botë për paqen, “Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda” për vitin 2015 i është dhënë dijetarit dhe mendimtarit mysliman Fethullah Gylen.
Ceremonia tradicionale e dhënies së çmimit të paqes, ku morën pjesë qindra akademikë, aktivistë dhe të ftuar të shquar, u zhvillua në Qendrën “Martin Luther King” të Universitetit të Morehouse-it.
Ky çmim u është dhënë më parë disa personaliteteve të shquara si Mihail Gorbaçov, Nelson Mandela dhe Desmond Tutu.
Ndërkohë, që është hera e parë që ky çmim i jepet një dijetari mysliman.
Duke folur në ceremoninë e dhënies së çmimit në shtetin e Atlantas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dekani i Qendrës Martin Luther King, Prof. Lawrence E. Carter, tha se është hera e parë që çmimi i Arkitektëve të Paqes “Gandi, King, Ikeda” i jepet një mendimtari dhe kleriku mysliman.
“Kemi nderin që sot, këtë çmim t’ia japim një personaliteti të nderuar, i cili ia ka kushtuar jetën e tij përhapjes së mësimeve tradicionale të Islamit në mbarë botën dhe që përmes qëndrimit të tij të publikuar në gazetën Washington Post, duke dënuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Botërore të Tregtisë, ka dhënë një kontribut të çmuar për paqen globale”, u shpreh Prof. Lawrence E. Varter.
Megjithëkëtë, gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejoi që të shkonte ta merrte çmimin. E përfaqësoi dikush tjetër./Arbresh.info/
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...
Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord ...
Valverde shkëlqen me hattrick ndaj Cityt: Është një nga ndes...
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesa...
Statistikat 24-orëshe të policisë: 22 aksidente me të lëndua...