Kryeministri Mustafa, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Dita e Rënies së Heroit Agim Ramadani.
Në Akademinë e mbajtur me këtë rast në Koshare, ku morën pjesë mijëra qytetarë, familjarë e bashkëluftëtarë të heronjve të Koshares, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit ’99, nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, shënon njërën prej fitoreve më domethënëse të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, i cili është organizuar nën patronatin e kryeministrit Mustafa, për shënimin e 16 vjetorit të Betejës së Koshares.
Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2015”, më 19 Prill 2015 do të organizohet akademia përkujtimore “Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj”, Dita e Veteranëve të Brigadës 138, “Agim Ramadani”
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...