Prokuroria italiane ka kërkuar 15 vjet burgim në total për pesë shqiptarët e akuzuar si pjesë e një organizate terroriste që dërgonte luftëtarë në Siri.
Kështu 4 vjet e 2 muaj është kërkuar për Arta Kakabunin (në mungesë), 2 vjet e 2 muj për Baki Çokun (i ekstraduar së fundmi nga Shqipëria drejt Italisë), 2 vjet për Aldo Kobuzin, nipin e tij dhe nga 2 vjet e 4 muaj për kushërinjtë e tij Dritan dhe Lubjana Gjeçaj.
Shqiptarët u arrestuan një vit më parë në një operacion policor të shtrirë në Itali dhe Shqipëri. Baki Çoku u arrestua në Lushnjë, ndërsa Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni në Itali.
Ky grup i strukturuar kriminal kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, e më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...