Mosdeklarimi i pasurisë apo fshehja e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë mbetet vepër penale.
Kjo për faktin se qeveria i është dorëzuar presionit të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ndryshojë Kodin Penal, pikërisht pikën për deklarimin e pasurisë, raporton KTV.
Megjithatë, shmangies së deklarimit të pasurisë po i kontribuojnë organet e drejtësisë, duke mos e hetuar prejardhjen, por vetëm procesin e mosdeklarimit.
Megjithëse ekzistojnë gjithë këto probleme rreth deklarimit të pasurisë, tërheqja e Ministrisë së Drejtësisë nga ndryshimi i Kodit Penal, përkatësisht pikës për deklarimin e pasurisë, paraqet hap pozitiv, porse tani iu mbetet të tregojnë efikasitet prokuroria dhe gjykatat, thotë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Kryetarja e komisionit për legjislacion thotë se iniciativa e qeverisë ka qenë haptas një tendencë për krijimin e mundësisë së ikjes nga përgjegjësia ligjore e keqpërdoruesve të buxhetit shtetëror.
Kohavisioni kishte raportuar më herët për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshmin e Kodit Penal./Arbresh.info/
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...