Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka thënë se nuk e kupton se si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të jetë në listën e Forbes të 100 njerëzve më me ndikim në botë.
“Në Portugali thonë se ju mund të ndërroni gjithçka përveç nënës suaj dhe klubit të futbollit. Unë e kuptoj fuqinë sociale, politike dhe kulturore të futbollit, por si mund të jetë një futbollist në listën e Forbes Magazine të 100 njerëzve më me ndikim në botë?”, ka thënë ai fillimisht.
Kur Mourinho e mësoi se dy futbollistë janë në listën e Forbes të 100 njerëzve më me ndikim në botë, Ronaldo (30) dhe Messi (45), ai shtoi: “Është absurde! Ata nuk shpëtojnë jetë”.
“Unë e di se njerëzit mund të kërcejnë nga kati i pestë sepse skuadra e tyre e humbi ndeshjen, mirëpo ai person ka probleme”.
“Si mund ta krahasoni një futbollist, apo trajner të futbollit me një shkencëtar apo doktor? Thjeshtë nuk mund t’i krahasoni”, ka shtuar portugezi./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...