Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se edhe këtë 1 Maj punëtorët në Kosovë i gjen me kushte jo të mira të punës.
“Edhe këtë 1 Maj po e presim me shumë sfida: paga të ulëta, çmime të larta dhe një qeveri që e ka harruar punëtorin. Shumë prej jush punoni çdo ditë, por mezi ia dilni. Pa kushte të mira pune, pa siguri, pa mbështetje. Shumë familje në vendin tonë luftojnë çdo ditë për një jetë më të mirë”, ka shkruar ai.
Hamza ka thënë se ky është realiteti që duhet ndryshuar bashkërisht.
“Duhet të angazhohemi më shumë që puna të respektohet, familjet të mbrohen dhe e ardhmja të jetë më e sigurt për të gjithë”, ka thënë ai.
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...
Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete...