Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të reduktojë së shpejti numrin e trupave amerikane në Gjermani. Deklaratën e bëri përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.
“Shtetet e Bashkuara po studiojnë dhe po shqyrtojnë reduktimin e mundshëm të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret gjatë periudhës së shkurtër kohore të ardhshme”.
Postimi i presidentit amerikan vjen vetëm një ditë pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Shtetet e Bashkuara po poshtërohen nga udhëheqja iraniane për shkak të mungesës së rezultateve në negociata.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë forca në Gjermani sesa kudo tjetër në Evropë. Sipas të dhënave, deri në dhjetor të vitit të kaluar, më shumë se 36,000 anëtarë të shërbimit aktiv ishin të stacionuar në Gjermani. Kjo shifër përfshin personelin në Ramstein, në Gjermaninë jugperëndimore, e cila konsiderohet si baza më e madhe ajrore amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara.
Më herët, mediat kanë raportuar se Trump planifikon të tërheqë trupat nga vendet që i konsideron të padobishme, përfshirë Gjermaninë apo Spanjën, për t’i zhvendosur në vende të tjera të NATO-s që shihen si mbështetëse të Uashingtonit.
Këto shtete përfshijnë Poloninë, Rumaninë, Lituaninë dhe Greqinë, të cilat kanë mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, por edhe kanë bërë përpjekjet më të mëdha për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, sipas kërkesës së Trump.
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...
Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete...